SHËRBIMET

PROJEKTIM

Mjafton që klienti të paraqesë idenë e projektit, dhe stafi i Ndërtuesit do ta shtjellojë dhe realizojë projektin në mënyrë profesionale duke u siguruar që klienti të marrë produktin e organizuar mirë dhe në afat sa më të shkurte që është e mundur. Synimet e Ndertuesit janë që çdoherë të ofrojë cilësi në shërbime dhe besueshmëri në raport me klientin.

NDËRTIM

Përvoja e krijuar në realizimin e projekteve mundëson që Ndërtuesi të shkojë përpara duke hapur shtigje të reja dhe duke kaluar sfida që punët e inxhinierisë shfaqin gjatë realizimit. Besimi i fituar në raport me klientët i lehtëson këto sfida edhe më shumë, kurse stafit të Ndërtuesit i jep kurajo që sfida e radhës është vetëm një projekt qe fillon dhe mbaron brenda një afati te caktuar.

KONSULENCË

Punët projektuese si dhe fazat e realizimit të punëve në parafabrikim apo edhe në vendpunishte janë pjesë e punës që është bërë përditshmëri. Të gjitha këto faza janë mundësi që Ndërtuesi ju ofron klientëve këshillimin në mënyrë profesionale të zgjedhin shërbimin i cili në përfundim garanton cilësinë, efikasitetin dhe standardin e lartë.

PËR NE

NDËRTUESI kryesisht merret me prodhimin e konstruksioneve metalike, parafabrikimin e tyre, ngjyrosjen, montimin si dhe mirëmbajtjen e tyre. Punët me sanduiç panele të mureve dhe kulmeve është vazhdimësi e punëve të përditshme.

Punimi i konstruksioneve metalike nuk është limit për NDËRTUESIN. Ndërtuesi poashtu ofron projektimin inxhinjerik, mbikqyrjet e projekteve, në raste të caktuara edhe realizimin e projekteve „Çelësa në dorë“ duke përfshirë të gjitha fazat e punëve ndërtimore.

SUKSESI

Kompania është themeluar në vitin 2010 në Prishtinë, Kosovë dhe vazhdon të punojë me përkushtim të veçantë duke angazhuar staf profesional si dhe duke investuar në kërkimin dhe aplikimin e metodave të reja e të avancuara në punë.

EKSPERIENCA

NDËRTUESI ka përvojë bashkëpunimi në realizimin e projekteve me ekspert të huaj si dhe vendorë, përvojë e cila është nga asetet më të çmuara të Kompanisë.

Ekspertët tanë kanë kualifikime ndërkombëtare për punë profesionale dhe sfiduese në projekte komplekse të infrastrukturës duke ju falënderuar standardeve dhe aplikimit të teknologjisë moderne.

FOKUSI

Automatizimi i procesit të punës është gjithnjë në zhvillim e sipër. Procesi i certifikimit dhe standardizimit të stafit dhe proceseve të punës gjithashtu është çështje me prioritet. 

NDERTUESI është përfaqësues zyrtar në Kosovë për:

Themeluar në vitin
2010

Projektet e realizuara

Shkallat emergjente Gjilan

Fabrika e këpurdhave në Mitrovice

Projekti IMK

Klientet tanë

KËRKESAT

NDERTUESI L.L.C
Klein Becker str 2
42853 Remscheid
Deutschland

NDERTUESI SHPK
10000 Prishtinë, Kosovë